Gjon Keka – Dua Marketplace
English
  • English
  • shqip
English
  • English
  • shqip

Shkrimtari Gjon Keka ka lindur në Kosovë. Ai është diplomuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Që në moshë të re është marrë me publicistikë duke u fokusuar tek çështjet gjeopolitike dhe aspektet integruese të shqiptarëve. Ai është autor i më shumë se 11 librave gjatë gjithë këtyre viteve. Në vitin 2015 përfundi doktoraturën në shkenca politike.
Gjon Keka ka lindur më 1981 në Kamenicë të Kosovës. Në vitin 2004 u diplomua për shkencat poltike (politolog), ndërsa në vitin 2006 përfundoi studimet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, ku ka fituar gradën Magjistër me temën "Kanalet direkte dhe indirekte të diplomacisë", në qendër të së cilës është pavarësia e Shqipërisë në 1912 e më pas.

Autori Keka në 2005 - 2006 është specializuar në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Pastaj në programin e teknikës së avancuar të negociatave 2009 - 2010, UP, IEBA, ADA. Që nga viti 2009 është anëtar i Institutit Shkencor "Urania", i themeluar nga shkencëtarët Max Wilhelm Meyer dhe Werner von Siemens në vitin 1888. Në vitin 2015 përfundi doktoraturën në shkenca politike.

Ai ka punuar me projekte në Wus Austria 2005, me shoqatën "Nënë Tereza", "Pjetër Bogdani" etj. Përveç publikimeve të ndryshme në rrafshin shkencor, politik, teorik, praktik, analitik, si dhe atë publicistik, ka botuar edhe librin "Kosova drejt pavarësisë dhe integrimit".

Gjithashtu ka botuar edhe shumë artikuj në shtypin shqiptar, kryesisht për çështjet e politologjisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Keka vazhdon të jetë aktiv në këto fusha duke shkruar shpesh për zhvillimet politike shqiptare, rajonale dhe globale.

BACK TO TOP