Noel Malcom – Dua Marketplace
English
  • English
  • shqip
English
  • English
  • shqip

Gazetari Noel Malcom ka studiuar në Kembrixh. Ai është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për “British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri.Noel Malcolm është shkrimtar, historian, poliglot dhe gazetar britanik. Ka lindur në vitin 1956 26 dhjetor.
Është editor i Korrespodencës së Thomas Hobbes (1994) dhe ka shkruar librin "George Enescu, jeta e tij dhe muzika" (1990) (Toccata Press). Librat e tij mbi Kosovën ("Kosovo: A Short History" (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të "Lidhjes së Prizrenit". Dekoruar gjithashtu me "Medaljen e Mirënjohjes" nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu.

BACK TO TOP