Xhuzepe Katapano – Dua Marketplace
English
  • English
  • shqip
English
  • English
  • shqip

Xhuzepe Katapano ishte dhe mbetet i vetmi albanolog që studioj në themel prejardhjen e racës ilire. Ai u nis vet drejt Egjyptit për të parë dhe prekur piramidat, një nga mrekullitë e botës së lashtë, dhe u befasua kur ndeshi në shenja apo hieroglifë të çuditshme që linin hije dyshimi mbi prejardhjen e tyre. Jo pak por mbi 40 vjet iu deshën profesorit të nderuar për të bërë këtë zbulim të jashtëzakonshëm, i cili vjen i përkthyer në gjuhën shqipe me mjeshtëri nga Qemal Velija. Për të bërë këtë zbulim të jashtëzakonshëm dhe për të vërtetuar se hieroglifët e piramidave të Egjyptit e kishin bazën tek gjuha ilirishte, Prof. Katapano përdori gjatë hulumtimit të tij të gjatë, siç shprehet edhe vet, sistemin kritik të krahasimit shkencor të rrënjëve të shumë gjuhëve tepër të lashta, si “ESKUERA” baske (E-SHKUARA do të thotë, në shqip, pikërisht: gjuha e së shkuarës); shqipes; gjuhëve hitite, hebraike, arabe, aramaike dhe të tjerave, veçanërisht të gjuhës kopte- gjuhës liturgjike të të krishterëve të Egjiptit; si dhe studimet shumëvjeçare të rendit filozofik, etnografik, mitologjik, historik dhe arkeologjik, natyralist etj. Prof. Katapano hedh poshtë apo përmbys traditën shkencore, që e paraqet qytetërimin nilotik si një fryt kryqëzimesh mes 4 racave.

BACK TO TOP