Përkrah projektet filantropike duke blerë në dua marketplace! – Dua Marketplace
shqip
  • English
  • shqip
shqip
  • English
  • shqip

Përkrah projektet filantropike duke blerë në dua marketplace!

nga Argjenda Selmani në March 18, 2021

 

Tash e sa kohë dua marketplace ka vënë në dispozicionin tuaj produktet më të mira shqiptare. Mirëpo duke blerë në dua marketplace përpos që përkrahni artistët shqiptarë, ju mund të përkrahni edhe projekte të tjera.

Projekte që për qëllim kanë filantropinë, edukimin, investimin etj. Kjo u bë e mundur falë një bashkëpunimi mes dua marketplace dhe organizatës Germin, qëllimi i së cilës është ta angazhojë Diasporën. E gjitha që ju duhet të bëni është të blini me një kod special në dua marpketplace!

Kodi është GL-ALB

Nëse kur blini në dua marpketplace përdorni kodin GL-ALB atëherë 2% e të ardhurave nga ato shitje do të mblidhen në një fond të veçantë. Fond që do të përdoret për përkrahjen e projekteve në vendet shqipfolëse, kryesisht në fushën e filantropisë. Kështu, ju përpos që blini produkte unike të prodhurara në vendlindje, edhe ndihmoni në anën tjetër që projekte të reja dhe të rëndësishme të realizohen.

Çfarë mund të blini në dua marketplace?

Në tregun që bën bashkë prodhuesit më të mirë shqiptarë ju mund të gjeni produkte që ju përshtaten të gjitha shijeve dhe të gjitha moshave. Nisur nga veshjet, bluzat e maicat me simbole shqiptare. Për të vazhduar tutje me pikturat e printuara, pjatat dekorative dhe produkte të tjera artistike, qe mund të jenë dhurata ideale për personat tuaj më të dashur.

Mos harroni se dua marketplace bën transport në gjithë botën! Nëse ende nuk i keni shfletuar produktet tona bëjeni këtë tani!

1 koment
nga Iva në April 06, 2021

It was a great job.

Lini një koment
Kthehu në fillim