Ismail Kadare – Dua Marketplace
shqip
  • English
  • shqip
shqip
  • English
  • shqip

Ismail Kadare është shkrimtari më i mirënjohur i letërsisë shqipe në botë. Kadare është ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore. Në mesin e shqiptarëve ai është autori më i përkthyer jashtë vendi si dhe fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel
Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër. Ai më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960).
Kadare i e ka bër të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore sepse veprat e tij janë përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës.


Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

Romanet e Kadaresë i karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. P.sh, te romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975).

Në anën tjetër romanin “Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Ismail Kadare u largua nga Shqipëria drejt Parisit në familje në vitin 1990. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare.


Që nga viti 1994 ai është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man” kurse Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë.
Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Kthehu në fillim