Sadik Përvetica – Dua Marketplace
shqip
  • English
  • shqip
shqip
  • English
  • shqip

Sadik Përvetica lindi në fshatin Breznicë, rrethi i Prishtinës. Përvetica disa vjet punoi si mësues në vendlindje, kurse pas kryerjes së studimeve në Universitetin e Prishtinës, punoi si profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në një shkollë të mesme. Më vonë ai punoi edhe si gazetar, lektor e redaktor në Radio-Prishtinë, në disa gazeta e revista të kohës dhe pas luftës – në Radio-Kosovë. Është fitues i disa çmimeve letrare për tregime, për poezi dhe për pjesë teatrale. Libri poetik: „Gjethet e kujtimeve“ është përkthyer në gjuhën rumune. Gjithashtu disa nga poezitë e tij janë përfshirë edhe në një antologji në gjuhën rumune. Disa nga esetë e tij janë botuar edhe në Kanada, në Gjermani etj. Shkruan prozë, poezi, drama, vështrime letrare, ese dhe publicistikë.
Jeton në Prishtinë.

Kthehu në fillim