Shefqet Dibrani – dua marketplace
shqip
  • English
  • shqip
shqip
  • English
  • shqip

Ishte viti 2007 kur shkrimtari dhe poeti Shefqet Dibrani mbylli krijimtarinë e tij letrare me botimin e vëllimit me poezi:
“Ënvër e njëjtë, Tokë e vjetër”
Shefqet Dibrani është një emër i njohur si krijues i suksesshëm letrar, jo vëtëm në Kosovë dhe në Shqipëri, jo vetëm në Zvicër ku jeton prej vitesh me familjen e tij, por edhe në Diasporën shqiptare.
Shpesh herë emri dhe shkrimet e tij zënë vend në shtypin e Diasporës Shqiptare në Sh. B. A.
Shefqet Dibrani ka lindur më 3 Gusht, në vitin1960 në fshatin Gërofc të Podujevës.
Që prej vitit 2001 ai është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Zvicër dhe që prej 2002-shit është anëtar i Shoqatës Interkulturore “Internacional Kulturbrucken”, Zurich 2002.
Merret me poezi, kritikë letrare dhe gazetari.
Poezia e tij shumë e suksesshme është përkthyer tashmë në disa gjuhë: Gjermane, Italiane, Frënge, Turke, Rumune dhe Sllovake.
Shefqet Dibrani

Kthehu në fillim